Konferenca e nëntë e Brukselit për Sirinë rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian pwr popullin sirian.
Totali i zotimeve arriti në 5.8 miliardë euro në grante dhe kredi për popullin sirian dhe rajonin, ndërsa BE-ja premtoi 2.5 miliardë euro.
Qeveria siriane u përfaqësua për herë të parë nga ministri i jashtëm Asaad al-Shibani.
Ndihma e BE do të kanalizohet për të mbështetur sirianët në vendin e tyre si dhe ata në vendet fqinje si Jordania, Libani, Iraku dhe Turqia.
BE-ja dhe shtetet anëtare të saj mbeten donatorët kryesorë me një angazhim të përbashkët prej 80% të granteve”, njoftoi në X Komisionerja e BE-së për Mesdheun Dubravka Suica.
“Bashkimi Evropian është i përkushtuar të punojë me qeverinë de facto të Sirisë, ndërsa synon të rindërtojë dhe ringjallë ekonominë e saj”, tha të hënën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pavarësisht nga shpërthimi i fundit i dhunës që hedh dyshime mbi stabilitetin e tranzicionit të vendit pas al-Assad.
Vendet anëtare të BE-së pritet gjithashtu të zbulojnë premtime të mëtejshme, me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock duke thënë se Gjermania do të angazhojë 300 milionë euro ndihmë shtesë.
(Balkan Web)