Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi pasditen e sw hwnws në Kamëz skuadrën  e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita Nikolla, Sofika Lleshi, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi.

“Këto janë zgjedhje historike. Shqipëria ka një shans të artë për të bërë hapin e madh drejt anëtarësimit të plotë në BE: të mbyllim procesin teknik të negociatave brenda dy viteve; të finalizojmë ratifikimin nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare dhe brenda kësaj dekade Shqipëria  të anëtarësohet në familjen europiane.

Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë, sepse e ka dëshmuar me punën e tij, duke i dhënë Shqipërisë një rol të rëndësishëm në NATO dhe BE.

Partia Socialiste është forca e vetme që garanton vazhdimin e zhvillimit, rritjes së investimeve e pagave, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së arsimit, ashtu siç është bërë deri më tani.”, u shpreh Spiropali.

Elisa 1
Elisa 1
Elisa 2
Elisa 2
Elisa 3
Elisa 3
Elisa 4
Elisa 4

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb