Serbia, rivali i Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, ndryshe nga ekipet e tjera të Grupit K, është fillimisht e angazhuar në një sfidë dyshe me Austrinë, e vlefshme për Ligës së Kombeve, do të qëndrojë në Ligën A, apo do të zbres në Ligën e B.

Në radhët e Serbisë mbetet shumë e prekshme çështja e Dusan Vlahovic, sulmuesit të tyre kryesor, por që po kalon një moment shumë të vështirë pasi nuk është preferencë e parë e Thiago Motta-s. Me ardhjen e Kolo Muanit në Torino statusi i Vlahovic ka ndryshuar, fakt që me sa duket e shqetëson shumë edhe trajnerin e përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkovic:

“Kam një opinion shumë të mirë për Vlahovic dhe për cilësitë e tij. Në futboll ka ardhur një moment kur në klube është bërë një atmosferë negative. Nuk dua të futem në detaje, e meriton apo jo të luajë tek Juventus, ato janë punët e tyre. Çdo futbollist ka momentet e mira dhe të vështira në karrierë, por për ne Vlahovic është një nga lojtarët më të rëndësishëm që kemi në përbërje. Me ne ai ka mundësi të luajë gjithnjë, të tregojë cilësitë e tij. Vlahovic për ne përfaqëson simbolin e këtij brezi, një lojtar që mund të luajë për Serbinë edhe për 10 vite të tjera. Ai tani ka nevojë për shokët e tij, për ta ndihmuar në mënyrë që të shfaq kualitet e tij”, u shpreh trajneri i Serbisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: