Me rënien e temperaturave qyteti i Korçës është zbukuruar nga flokët e borës.
E mbuluar nga një shtresë e butë dëbore, Shtëpia e Birrës Korça ofron një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, ku vizitorët mund të shijojnë birrën e parë shqiptare, të prodhuar me traditë dhe mjeshtëri.
Atmosfera e brendshme e lokalit, me aromën e birrës së freskët dhe gatimeve tradicionale, krijon një ambient të ngrohtë.
Dëbora i ka dhënë qytetit që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, një bukuri për t’u admiruar.