Autoritetet në Illinois të SHBA kanë arrestuar mësuesen 30-vjeçare Christina Formella pasi ajo u akuzua për abuzim seksual me një të mitur në një klasë. Sipas dosjes së çështjes, incidenti dyshohet se ka ndodhur brenda një klase në shkollën e mesme Downers Grove South në dhjetor 2023 kur Formella ishte 28 vjeç.
Zyra e Prokurorit të Qarkut DuPage njoftoi se mësuesja 30-vjeçare ishte trajnere dhe mentorja e futbollistit 15-vjeçar, duke shtuar se sulmi seksual ndaj tij ndodhi para fillimit të mësimit.
“Akuzat ndaj zonjës Formella janë rrëqethëse”. “Ajo dyshohet se ka përdorur pozicionin e saj si mentore dhe trajnere për të sulmuar seksualisht të miturin,” tha një zëdhënës i prokurorit.
Rasti u zbulua nga nëna e 15-vjeçarit kur ajo hyri në llogarinë e tij iCloud pasi i bleu një telefon të ri. Aty ajo zbuloi mesazhe SMS mes djalit të saj dhe mësuesen në të cilat diskutonin për marrëdhënie seksuale.
Hapi i radhës për nënën e të miturit ishte mesazhi në polici për të bërë denoncim, ku policët arrestuan 30-vjeçaren gjatë një kontrolli të dielën e kaluar.
Mësuesja 30-vjeçare akuzohet për abuzim seksual dhe sulm seksual ndaj të miturës.
Pas akuzës, 30-vjeçarja u la e lirë me kushtin kufizues që të mos vinte në kontakt me të miturin, ndërkohë që tashmë është vendosur në pezullim të detyrueshëm.