Edicioni i pestë i Tirana Beer Tech, tashmë një traditë e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, me sponsorizimin e Birrës Korça dhe partneritet me Bashkinë Tiranë, solli më pranë publikut shqiptar kulturën, inovacionin dhe biznesin izraelit.
Evenimenti u zhvillua të shtunën e kaluar, dhe bashkoi rreth 40 personalitete nga fusha e politikës, sipërmarrjes e gazetarisë.
Nëpërmjet z. Athanasios Canko, CEO i TalentBridge Albania, audienca mundi të njihej me kuriozitete të ndryshme nga shteti i Izraelit, lidhur me asetet kulturore të vendit, kulinarinë, politikat e inovacionit dhe start-upeve, etj.
Ashtu siç është edhe traditë tashmë e këtij evenimenti, pjesa tjetër e tij u shoqërua me rrjetëzim nën freskinë e Birrës Korça, e cila është përherë e angazhuar në mbështetje të nismave informuese dhe me vlerë për zhvillimin e komunitetit.
Tirana Beer Tech vjen si një koncept i Ambasadës së Izraelit, me synim mbledhjen e komunitetit shqiptar të sipërmarrësve dhe entuziastëve të teknologjisë e inovacionit.
Pas një suksesi përgjatë vitit 2024, Ambasada është e hapur për partneritet me përfaqësues të komunitetit të teknologjisë në Shqipëri, pasi do të sjellë më pranë publikut shqiptar personalitete të shquara të industrisë izraelite, edhe përgjatë vitit 2025.
(BalkanWeb)