Ardit Bido, kandidat për deputet nga Partia Socialiste, shprehu në një intervistë për News 24 tha se është i bindur që PS duhet të fitojë thellë në zgjedhje për të avancuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se si kandidat për deputet, angazhimi i tij është konkret dhe se do të jetë një “çukitës i vëmendshëm” për të adresuar problemet e qytetarëve, duke u përpjekur të sjellë përmirësime në nivel institucional.
Bido gjithashtu vlerësoi arritjet e qeverisë, duke përmendur përparimet në infrastrukturë dhe turizëm, duke përmendur se rritja e numrit të turistëve do të arrijë deri në 12 milionë, dhe se duhet investuar më shumë në turizmin historik dhe kulturor. Ai e cilësoi edhe Qarkun e Vlorës si një rajon me potencial të madh për zhvillim, duke e bërë atë një prioritet për investime që të krijohen mundësi pune dhe të rikthehen njerëzit në atdhe.
Në fund, Bido e theksoi se do të jetë një zë i qytetarëve të Vlorës, dhe do të angazhohet për të zgjidhur çdo problem të tyre, duke përfshirë edhe opozitën ndaj qeverisë nëse është e nevojshme, gjithmonë me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbështetjen për qytetarët.
Ardit Bido: PS duhet të fitojë thellë, që të integrohemi në BE. Unë si kandidat për deputet vij me angazhime konkrete. Do të jem një çukitës i vëmendshëm në institucione ndaj probleme të qytetarëve. Kjo qeveri ka bërë që Kuçi të jetë shumë afër detit, kemi bërë rrugë që shumë fshatra të jenë më afër me Sarandën se ç’kanë qenë. Numri i turistëve do të rritet e do të shkojë në 12 milionë dhe na duhet edhe më tepër punë, duke rritur turizmin jo vetëm detar, por edhe atë historik e kulturor. Duhet të kthehet madhështia e bashkive të Qarkut Vlorë, që të bëhen investime që njerëzit të mund të kthehen e të punojnë në atdhe. Do jem zëri i qytetarëve të qarkut Vlorë, do të jem opozitë dhe me qeverinë, nëse do të duhet, vetëm për të zgjidhur hallin e qytetarit. Do të jem lobues për problemet e qytetarëve.