Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar të gjithë mbështetësit që i kanë dërguar mesazhe urimi me rastin e ditëlindjes. Në rrjetin social facebook, Meta ka ndarë një video mesazh me urimet që ka marrë  sot, duke ndarë dhe një mesazh politik.

Meta bën thirrje që në qarkun Tiranë të votohet emri i tij, që gjendet në listën e hapur të kryeqytetit në kolacionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

“Meta për Tiranën – Garanci për demokraci!”, shkruan ai.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb