Më 14 prill, televizioni News24 do të publikojë rezultatet e para të sondazhit të realizuar nga institucioni i njohur italian Notosondaggi i Antonio Noto, i cili do të ofrojë një pamje të rëndësishme mbi dinamizmin politik dhe perceptimin e publikut për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit rreth një muaj para zgjedhjeve.

Ky sondazh pritet të sjellë një pasqyrë të preferencave të qytetarëve mbi partitë politike dhe mundësitë e kandidatëve për fitore në këto zgjedhje.

Për më tepër, sondazhi, i cili do të publikohet gjatë emisionit Open në orën 21.00, ka për qëllim të ndihmojë në përcaktimin e trendeve të mundshme dhe përgatitjen e aktorëve politikë për fushatën elektorale dhe të provokojë një analizë të thelluar të qëndrimeve dhe opinioneve të qytetarëve shqiptarë.

Në kuadër të bashkëpunimit mes News24 dhe Notosondaggi, është nënshkruar një marrëveshje për realizimin e katër sondazheve për zgjedhjet. Marrëveshje parashikon tri sondazhe parazgjedhore dhe një exit poll, që do të ofrojnë një pasqyrë të vazhdueshme dhe të detajuar të ndjeshmërisë së elektoratit deri në ditën e zgjedhjeve.

Ju ftojmë të ndiqni publikimin e këtyre rezultateve të rëndësishme të hënën në 14 prill në News24, prej orës 21.00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb