Michelle Obama ka mohuar thashethemet e pabazuara për një divorc të mundshëm me Barack Obamën, duke i quajtur ato spekulime të paqena.

Gjatë një episodi të fundit të podcast-it “Work in Progress”, të drejtuar nga aktorja Sophia Bush, ish-Zonja e Parë foli për vendimin e saj për të qëndruar larg vëmendjes publike në kohët e fundit dhe se kjo nuk duhet të shihet si shenjë problemesh në martesë.

“Kur them ‘jo’, shumica e njerëzve e kuptojnë, dhe kjo më mjafton,” tha Michelle, duke iu referuar mungesës së saj në disa evente ku Barack ka qenë i pranishëm vetëm. Ajo theksoi se gratë shpesh ndihen fajtorë kur nuk i plotësojnë pritshmëritë e të tjerëve. “Në vend që njerëzit të pranojnë që kam zgjedhur të kujdesem për veten, menjëherë nxjerrin përfundime të pabaza si ndarja ime me Barack,” shtoi ajo me një buzëqeshje ironike, duke e quajtur të gabuar idenë që një grua e rritur nuk mund të marrë vendime personale pa u paragjykuar.

Në këtë mënyrë, Michelle theksoi se prania apo mungesa në publik nuk është domosdoshmërisht pasqyrë e një krize familjare, por shpesh është thjesht një zgjedhje personale për mirëqenie dhe balancë jetësore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb