Erion Demo, drejtuesi politik i PS në Berat, u shpreh se qarku që ai përfaqëson është me zemër me kryeministrin Edi Rama dhe PS.

Në fjalën nga aktiviteti për çeljen e fushatës së PS, Demo u shpreh se shqiptarët e kanë ndarë mendjen që janë me Ramën dhe socialistët.

“Nuk ka rrugë për integrimin nëse nuk ndjehemi të lumtur dhe komodë në lëkurën tonë, krenar që në Berat kanë ndodhur transformime të jashtëzakonshme. 11 maji është udhëkryq i rëndësishëm, por shqiptarët e kanë mendjen e qartë që janë me Ramën, ama ne në Berat jemi me zemër me Ramën dhe PS. Më 11 maj kemi vetëm një fjalë, numrin 5 dhe me Edi Ramën”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb