TIRANE- I ashpër ka qenë qëndrimi i tri deputetëve të PD-së, Eduard Selami, Majlinda Bregu, Arben Imami, sa i takon humbjeve të zgjedhjeve të fundit në Dibër. Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së pohojnë për ‘BalkanWeb’ se në mbledhje nuk kanë munguar kritikat, madje as ironitë. Gjatë fjalës së tij, Selami ia adresoi këto humbje opozitës, duke shtuar se ishte faj i saj për rezultatin.

Ai shtoi ndër të tjera se kandidatin Sherefedin Shehu, nuk e zgjodhi Këshilli Kombëtar. Ligjvënësi, i cili njihet për qëndrimet e tij kritike, u drejtoi një pyetje të vetëve se ‘pse duheshin aleatë ata që kanë qenë kundër PD?’.

“Këshilli Kombëtar nuk e zgjodhi kandidatin. Duhet bërë analizë e pastër për humbjen. Pse duheshin aleatë ata që kanë qenë kundër PD. Të thirret Këshilli Kombëtar për të analizuar zgjedhjet”, tha Selami. Po në të njëjtën linjë ka qenë edhe Bregu, e cila shtoi se opozita nuk mund t’i largohet përgjegjësive për humbjen e zgjedhjeve në Dibër. Ajo me ironi shtoi se ‘dasma nuk bëhet me krushq, krushqit përcillen. Do vazhdojmë të themi se na vodhën, është fatalizëm’. Po ashtu, Arben Imami ka shpeguar arsyet e mospranisë së tij gjatë fushatës zgjedhore në Dibër, ndërsa shtoi se nuk po veprohej drejt. “I bindur se nuk po veprohej drejt, ndaj nuk erdha në fushatë”. Ndërkohë, demokrati Roland Keta kërkoi shkarkimin e sekretari Organizativ të PD-së, duke e quajtur atë ‘arrogant’.

Sakaq, kreu i demokratëve, pohoi se duhet analizë e thellë dhe e ftohtë për këto humbje”. Kandidati i majtë, Muharrem Rama fitoi me një rezultat të thellë ndaj Sherefedin Shehut.

Debatet me dyer të mbyllura në grupin e PD-së
EDUARD SELAMI-BASHËS: Zgjedhjet në Dibër u humbën për gabimet tona. Këshilli Kombëtar nuk e zgjodhi kandidatin Shehu. Pse duheshin zgjedhur aleatët ata që kanë qenë kundër PD? Të thirret Këshilli Kombëtar për të analizuar zgjedhjet. PD nuk është pronë personale e kreut të PD por një pasuri kombëtare. Kemi pasur shumë humbje rashazi dhe nuk është bërë asnjë analizë serioze.

MAJLINDA BREGU-BASHËS: Nuk mund t’i largohemi përgjegjësive për humbjen.

LULZIM BASHA: Duhet një analizë e thellë dhe e ftohtë për rezultatin. Pjesë e analizës duhet të jetë gjithsecili prej nesh.

ROLAND KETA: Zoti kryetar, kam edhe unë diçka. Sekretari organizativ i PD është arrogant, ndaj duhet të shkarkohet.

ARBEN IMAMI-BASHËS: Isha i bindur se nuk po veprohej drejt, ndaj nuk erdha në fushatë.

MAJLINDA BREGU-BASHËS: Si ka mundësi që nuk shtuam asnjë votë dhe i mori të gjitha Rama. Nuk behet dasma me krushq. Krushqit përcillen me gëzim. Do vazhdojmë të themi na vranë na vodhën. Ky është fatalizëm dhe jo shpresë. Në 2015 na shmangët nga fushata vendore. Kam shkuar vetë në Dibër. Dhe na hoqët nga lajmi, si dikur Mehmet Shehun. Kjo parti fitoi në 2005. Kur vendosi të fitonte luftën me vetveten: Unë e ti kemi ardhur nga ajo lufte. Nuk mund të vendosesh aleanca pa u diskutuar. Nuk mund të presim të na shkelë syrin LSI. As të na bëjë fushata Kreshniku. Unë nuk do pres fundin për të folur. Do doja shume ta kuptojë këtë. Po se kuptove nuk është problemi im. Jemi në konfuzion total. A e dini se degët tona janë në bjerrje totale. Kanë tre vjet që bëjnë vetëm zgjedhje. Janë të përçarë dhe të pamotivuar. E dija boshllëkun që do linte ikja e Berishës.

BASHA: Nuk është e ndershme që debatet e brendshme të grupit të dalin të gjitha në media. Ne debatojmë për të gjetur zgjidhje.

DEBATI I PLOTE

Bumçi: Të mos biem në grackën e PS, problemi nuk është tek zbatimi i statutit ne PD. Bandat dhe droga ka bërë nam në Dibër. Nuk është çështje tek qytetarët aty, aty në kemi funksionuar. Puna është të kërkojmë zgjidhje të mëdha politike. Per mua dy jane rruget: Ose zgjidhje politike ketu ne qender ose ekuilibrim forcash në terren.

Dogjani: Aktivizimi jonë ishte plus dhe ishte shumë mirë. Por nuk kemi çfarë i bejme droges, aty ka marrë çdo parcele drogën e vet. Policia është e politizuar, shefi i krimeve punonte për të ruajtur drogën dhe tani ju bënte shantazh për fotot ndryshe do kishin pasoja. Në drogën e kemi kudo e keni ne zall herr, e keni ne çdo cep ku është problemi më i madh që duhet të jap zgjedhjen opozita.

Halimi: për mua Dibra nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga rezultati ne Peqin, nga Kruja, Kavaja, Durrësi e me rradhe. Kesaj rradhe mori përmasa krejt dramatike sepse kështu janë tashmë edhe përmasat e droges dhe krimit në vend. Opozitat nuk çajnë dot bandat dhe krimin. Këtu duhen zgjidhje po aq radikale sepse situata është e rende. Policia e kishte me liste, kush kalon kush nuk kalon në zona të caktuara. Si mund të përballemi me këtë në? Vetëm masa drastikesfiduar reformën ne drejtësi. Per te sfiduar dekriminalizimin, retoriken e Rames i kemi vene bombe në vetes tone. Ceshtja themelore ehte te jemi perballe Rames jo pjesa e brendshme. Cfare do i bejme eksperimente te Rames? Rezistence e forte, qeveria teknike. Rama i shtyn qe ne mos dalim ne protesta qe te duket sikur jemi kundër, cilat jane masat qe do marrim se eshte eksperiment me i poshtër me demokracinë dhe me popullin.

Ristani: Nga teoria e gabimit nuk shpëtojmë dot. A mund te vendosim nje kod sinqeritet me njeri tjetrin. Dibra angazhim me te madh se kjo nuk mund te kete, se ishim te per nderuar. Nuk u humb nga gabimet tona. Selishta 50 minus zone e mbledhur me shume me droge. Min kaq burgu. Jane takuar te gjithe faktorët aq shume pune sa do fitonim. Gjithe ky aktivitet nuk ja del dot mafia shqiptare dhe parave. Te ngrejë e protesta dhe opinionin intelektuale patjeter qe organizimi duhet. Me krim me drogë me parate nuk ja dalim dot. Pa besnikëri dhe sinqeritet nuk bejme dot. Mima: Ne te gjitha ne terren e pame qe jane punesuar 30 cuna nga fshati15 euro ne dite me parcelat e droges. Shefi i komisariatit ka kontaktuar me mbjellesjt e droges dhe ju ka thene kemi foto per cdo parcele. Ose viten ose jeni te gjithe ne burg. Pas ores 4 kur u kthyen nga parcelat me kanabis u rrit ritmi i votimit.

Bedri Hoxha: Nuk eshte ceshtje strukturash por ceshtje shitje vota. Me thane cope 400 mije leke, eshte daja e njeri dhe i mori. Deputetët nuk shkojnë në zonat ato nuk duan politiken e madhe. Probleme me konkrete. Ne jemi bere per te ikur nje pjese, duan fytyra te reja. Emero njerezit lere mos bej zgjedhje.

Bylykbashi: Atje do kishte humbur kushdo, mënyra si kontrollohet qendra e votimit eshte e rende. Çelësi i tyre eshte tek njerezit qe shpërndajnë parate, nuk eshte ceshtje e statusit tone. Po u morem me vete ska lidhje duhet te bejme nje gje ndryshe. Veprim politik i forte qe do na bej ne 10 muaj te jene syte e veshët tek zgjedhjet. Ne 2001 mazhoranca fitoj por nuk kishte besueshmeri, duhet vepruar ndryshe. Ne shikojmë silueta tani por ka shume me shume poshtë nga droga dhe krimi. Çdo lloj reforme nuk na jep rezultat duhet aksion. Po e kthyem brenda nuk dalim gjëkundi.

Vokshi: Djemtë e kryeplakut ka parcela droge dhe ka ndenjur aty me deputetet. Votuesit Benin foto dhe merrnin leket tek dyqani fshatit. Banor te Tiranes ishin. Djemtë e kryetarit te qendrës se votimit kane votuar Per Muharrem Ramen. Infermierëve presion. Duhet te komandoni kryetare degesh dhe pastaj ne baze rezultatit shikojmë.

Patozi: Trupa me e larte te bej analize, duhet ta bej dega lokale, ajo qe ne do bejne te marrim nje SMS per 2017 dhe asgjë tjetër. Nuk e sollen problemet tona humbjen ne Diber. Pas 10 muajsh do na ndodhte ne zgjedhjet e përgjithshme me mire qe i humbet se pame Skemen e tyre. Nuk duhet ta ngrenim stekenn aty. Skenarët Per shitjet e blerjes. E dyta kemi mundesi ti perballemi plumbi me plumbi. Nuk duhet te na shkoj ne mend kete se jemi parti vlerash. Por edhe sikur luajmë ne terrenin e tyre dhe pas kesaj do jete ceshtje horrash. Dhe ne nuk na takon te ruajmë kauzën. Ne jemi te vonuar tek reforma zgjedhore, kemi humbur kohe me reformat ne drejtësi. Problemet nxirren koke ne Diber qe te riparojnë. Ne duhet te ushtrojmë force Per kodin e ri Zgjedhor. Se dyti nuk gjykoj se strukturat jane probleme por duhet te merremi me mesazhin e madh politik. Bandat jane ne qarkullim, mafia e forte por do jete e shperndarë ne gjithe vendin. Duhen Njerezit qe nuk jane bandit por rruge nuk hapin. Ambiguitet me aleancat zgjedhore, po lame vend per dyshim japin mesazhin. Po jane te gjithe njëlloj atehere rri me qeverinë. Se nuk rrezikojnë. Por qytetaret me dha mund ti marrim me shprese. Jemi si Bayerni te dalim partia e pare.

Strazimiri: Pjesa e kolegeve te Dibres nuk i dine hallet aty ne votim. Ajo nate ne Sohodoll ka qene e tmerrshme. Beme shume mire qe shkuam aty. Ata kane blere 16000 vota atje. Me buxhet te pakufizuar, mesatarja 50 euro. E zgjidh kete pune mbledhja e keshillit kombetar, jo sigurisht. Aq sa e zgjidhni deputetet qe kane bere operacione policore. Çdo gje tjeter qe shkon tek pjesa jone, eshte kot. Ata e kane mbytur me lek. Pane Luznine dhe i dinin me leket qe kishin dhene sesa vota kishte brenda kutia. Na i thoshin para. A do te pranojnë qe ta detyrojnë shqiptarin te heq dore vullnetarisht nga e drejta e votës. Islami: Kam tre sfida. Sfida e parë lidhur me krimin, lidhur me korrupsionin dhe e ,lidhur me kanabisit. Sfida 2 marrëdhëniet me nder kombëtares. Pse nuk kane thene asgjë per te gjithe keto qe po ndodhin. Sfida 3 Ceshtja e brendshme e partise. Pa përballje masive nuk shkojmë dot ne zgjedhje. Mbledhje demokratike kur themi mendimin por jo ta nxjerrim.

Kruja: Hashashi na ka marrë ne qafe. Nuk e kishin pernasen dhe ishte nje efekt shkaterrimi. Nga varfëria eshte vullnet i deformuar nga halli, nje bashkëjetese nga pamundësia. Shqipëria gjithe drogë. Policia ia lejon vetes. Të bëjmë protestat por të jemi plotë aty. Dhe duhet ta ndërkombëtarizojmë çështjen. Vota unë deformua në shtëpi dhe jo rrugës. Dalin deklarata për lgbt dhe nuk di për këtë.

Paloka: Analizë se kemi por diskutim i shpejtë. Mendon që na shërben ti themi gjërat realisht. Nuk duhet të fshehim të vërtetat e mëdha për gjëra të vogla. Probleme i dinim që në fillim, droga dhe para që ditën e parë. Seksionet unë ngritën dhe unë forcuan dhe grupi parlamentar. Përplasjet ishin me te larte ta ne vite por i rregulluam me aq sa mundem. Na i thane qe nuk kemi kush na mbroj voten, shkuam per fitoren se nuk na i merrte mendja ketu përmasa droge dhe paraja. Fryma ishte pozitive aty. Vinin socialistet tek ne edhe fshehurazi. Nuk ja leme dot ykemr lakes, por ja qe edhe fryma nuk veri pune. Veri qe ata te mobilizoheshin per te blere votat. Ishin fikur dritat ne sorodolle mes natës unë përplasen me kriminal.

Noka: U perballem me terrorin qe bente ai tek njerezit. Ne Luznin kishte uri per buke, normale qe nje thes me miell. Eshte ajo pjesa qe nuk i interesonin se cfare do ndodhë. Strukturën e kemi ne dore vete dhe e gjejmë kollaj, po te ishte Ceshtja tek foto e kishim zgjidhur. Po nuk jane keto problemet. Po Thame qe PD eshte problemi hajde tja fusim lul Bashes se na erdhi rasti keshtu eshte tmerr nuk e di kush fiton nga ju. Çoni vetëm ujë tek kundërshtari. 2001 ashtu na u duk por tani është më rëndë. Në me intelektual bujarin dhe petrit barë ata fitojnë me Sadriun dhe Ymer Lalen. Po kërkuam t’ia fusim njeri tjetrin do rri ai për 40 vjet.

Basha: Inkurajon debatin. E nesërmja na vë përballë kundërshtarëve. Ata mund të merren edhe me çështjet e brendshme. Në duhet t’i tregojnë shqiptareve që ishim aty për të mbështetur qytetarët dhe jo për të marr Bashkinë. Nesër do jete problem kombëtar, në raport me drogën dhe me krimin. Si dhe pse shqiptarët duhet të kthejnë sytë nga ne. E jona nuk është përplasje bandash por bashkim vlerash.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: