Gazeta greke “Kathimerini” i është rikthyer edhe njëherë çështjes së Klement Balilit, i ashtuquajtur “Eskobar i Ballkanit”. Gazeta shkruan se ish-drejtori i Transporteve në Sarandë, Balili vazhdon të bëjë jetë luksoze, pavarësisht se ndaj tij ka një urdhër-arresti ndërkombëtar.

“Në një dasmë në qytetin e Sarandës raportohet se ishte prezent i ashtuquajturi “Eskobar” i Ballkanit, 44-vjeçari shqiptar Klement Balili, ndaj të cilit ka një urdhër-arresti ndërkombëtar. Balili, i cili ka mbështetje të fortë nga Qeveria e Shqipërisë, mbrëmjen e së dielës ishte në një dasmë në një hotel luksoz të Sarandës. 44-vjeçari thuhet se ishte së bashku me disa anëtarë të Partisë Socialiste të Tepelenës”, shkruan gazeta greke “Kathimerini”.

Klement Balili që prej muajit maj të këtij është shpallur në kërkim pas një hetimi nga DEA amerikane, policia greke e disa polici të vendeve evropiane si kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare që trafikonte sasi të mëdha të hashashit dhe kokainës në Evropën Qendrore dhe Evropën Perëndimore.

Nga hetuesit e huaj ka rezultuar se gjatë veprimtarisë së 44-vjeçarit në këtë organizatë, ai përdorte pseudonimin “Keli”. Ndërkohë, në një intervistë për mediat, Balili mohoi të kishte lidhje me drogën, duke sqaruar se emri i tij ishte duke u përdorur politikisht dhe se kjo nuk është hera e parë që po sulmohej nga opozita.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: