FUSHE-KRUJE– Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e Fushë-Krujës pasditen e sotme. Një sasi lënde eksplozivi është hedhur në qendër të qytetit nga një person ende i paidentifikuar. Si pasojë janë dëmtuar pesë mjete që ndodheshin të parkuara pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, para Shtëpisë së Oficerëve në Fushë-Krujë.

Fatmirësisht aty pranë nuk ka patuar njerëz, në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe hetimet paraprake pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

“Më datë 15.11.2016, rreth orës 17:45, në trotuar në lagjen “Punëtori”, Fushë-Krujë është hedhur një sasi e vogël eksplozivi. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale duke u krisur xhamat e tre mjeteve të parkuara në anë të rrugës ku ka shpërthyer lënda eksplozive. Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, kanë qenë tre persona që hedhur tritolin mbi automjetet e parkuara dhe janë larguar me vrap. Sipas tyre, janë dëmtuar 5 makina nga shpërthimi, të tipit: BMW, Fuoristradë, Benz, Peugeot, dhe Golf.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: