DURRES– Në prag të festave të fundvitit qytetarët nuk do ta kenë të lehtë të lëvizin në Durrës apo në qendër të tij. Rruga e tregut në fund të saj, përpara kryqëzimit tek “Torra Veneciane” është ngushtuar aq sa nuk lejon të shkëmbehen dy automjete. Ndërsa segmenti nga Banka Tregtare deri tek Sheshi “Taulantia” është ngushtuar në të dy korsitë e tij, për shkak të punimeve që kryhen për sheshin “Veliera”.

Në tabelën e të investimit publik nuk ka të dhëna sqaruese përveçse emri i firmës fituese të tenderit.

Megjithatë, problem mbetet edhe zhvendosja e disa monumenteve më vlera historike në këtë zonë të qytetit të Durrësit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb