FIER- Fieri dhe gjithë opinioni publik është tronditur mesditën e sotme kur trupat e pajetë të dy të rinjve, një 32-vjeçari dhe një 29-vjeçareje janë gjetur brenda një makine tip “Jeep” me ngjyrë blu parkuar në afërsi të urës së fshatit Shënpjetër.
Makina me targa AA 934 OY është gjetur e parkuar në anë të rrugës, ndërsa brenda saj, trupat të rinjve, të identifikuar si Drini Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi 29-vjeçe, të cilët ndonëse të martuar kishin një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin.
Paraprakisht dyshohet për një krim pasioni, ku djali pasi ka vrarë të dashurën, i ka dhënë fund edhe jetës.
Forcat e policisë së Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur më shumë detaje nga ky krim.
(ma.ar/BalkanWeb)