Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale dhe në pamundësi që t’i mbajnë familjet e tyre, 48 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë vetëvrasje që nga përfundimi i luftës.
Këto të dhëna i bën publike Xhevdet Qeriçi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, i cili në një intervistë për portalin Infokusi, thotë se “ky është turpi më i madh i këtij shteti dhe shumë e rëndë për ne si shoqëri kur dihet se këta ushtarë i kanë bërë ballë gjithë atyre sfidave, përballë gjithë asaj makinerie të Serbisë dhe pas lufte të vetëvriten se nuk kanë mundësi t’i ushqejnë familjet e tyre”.

Qeriçi ka treguar edhe për padrejtësitë e shumta që po u behën veteranëve dhe invalidëve të luftës, për fryrjen e listave e po ashtu ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos respektim të vlerave të UÇK-së dhe për përbuzjen që po u behët këtyre kategorive.

Ai ka folur edhe për një rast konkret duke treguar rrëfimin e një ish ushtari të UÇK-së, i cili u detyrua ta lëshojë vendin për të cilin luftoi për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

“Kurrë nuk do ta shkelja tokën e Kosovës po të mos i kisha familjen atje”, kështu i ka thënë një bashkëluftëtar, Xhevdet Qeriçit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: