Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr kastraveca
400 ml kos
2 thelpinj hudhër
½ lëng limoni
Kripë, piper i zi
4 rrepa të kuqe
1 spec jeshil
250 gr karkaleca
2 lgj vaj ulliri

Qërojmë kastravecat, i pastrojmë nga farat dhe më pas i presim në kubikë të vegjël. Hudhrën e presim në feta dhe së bashku me kastravecat e vendosim në një tas. E kalojmë më pas kastravecin në blender duke e kthyer në pure. Purenë e kastravecit me hudhër e përziejmë me kos, e rregullojmë me kripë, piper të zi dhe pak lëng limoni. E përziejmë mirë dhe pasi ta mbulojmë me celefon e vendosim në frigorifer për 1 orë. Lajmë mirë rrepat dhe i presim në feta të holla, ndërsa specin e presim në unaza të holla. Karkalecat i kalojmë për 3 minuta në ujë të vluar dhe më pas i presim në shirita për së gjati. Pas 1 ore e shërbejmë supën e ftohtë me kastraveca duke vendosur në pjatë disa feta me rrepa të kuqe, pak kubikë kastravecësh dhe pak spec jeshil. Në fund e spërkasim me një lugë çaji vaj ulliri të freskët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb