TIRANE– Kryeministri Edi Rama i është kthyer shprehjes së vjetër, që siç duket e përdor sa herë që vjen në studiot e emisioneve televizive në ‘News24’. E tillë ka qenë edhe sot skena, ndërsa kreu i qeverisë përmend Zotin në emisionin ‘Të paekspozuarit’.

Pasi gazetari Ylli Rakipi i ndërpreu fjalën, Rama acarohet dhe ndërhyn menjëherë, duke shtuar se: “O Zot, më lerë të mbaroj. Sa herë që vij këtu përmend Zotin”. pak kohë më parë kreu i qeverisë tha po të njëjtën gjë në emisionin ‘Studio e hapur’ të Eni Vasilit.

DEBATI
Rakipi: Më thuaj një kompani serioze…

Rama: Shell, Është serioze?

Rakipi: Çfarë ka bërë, tregoju shqiptarëve

Rama: Po tregoju ti, se ti rrjep pula, pjek pula dhe ikën. Gënjen morë zotëri, se nuk ka thënë 300 mijë vende pune. Rri ha pula këtu ti me Lubonjën dhe Bushatin dhe i jep gjellë qensh shqiptarëve.

Rakipi: Pse jam gjë kryeministër unë?
Rakipi: Pula ke ti 4 vjet që ha sa të kanë rënë qërpikët e syve.
Rama: Ylli mos e kalo tani…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: