Partia Demokratike dhe forcat e saj aleate organizuan sot një protestë në mbarë vendin duke bllokuar për rreth 1 orë akset rrugore kombëtare.

Por përveç kësaj forme proteste, zyrtarë të Bashkisë së Mirditës, e drejtuar nga PS, pretendojnë se militantët e PD-së në Rrëshen kanë shkuar edhe më tej.

Të paktën kështu shkruan drejtori i Marrëdhënive me Publikun në Bashkinë Mirditë, Aleksandër Ndoja, i cili në një postim në “Facebook” akuzon mbështetësit e PD-së, që sipas tij iu kanë hedhur naftë tek rrënjët, pemëve dekorative të sapo mbjella në Sheshin “Abat Doci”, në mënyrë që të thahen. Ndoja ironizon edhe mesazhet e Bashës para protestës së sotme të PD-së, garancia e të cilit ishte se asnjë lule nuk do të preket.
ndoja
“Porosia eshte asnje lule te mos preket.(Per ata qe u djeg e verteta) E keni perkthyer keq…! Pamje qe nuk duan koment…. Sonte gjate nates te gjithe pemeve dekorative te sapo mbjella ne Sheshin “Abat Doci” u jane hedhur nafte te rrenjet…!”, – shkruan Ndoja në “Facebook”, duke e shoqëruar denoncimin e tij edhe me foto.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-kryetares së FRESSH-it, Joleza Koka që nuk ka kursyer as ironinë në një postim të saj në rrjetin social “Facebook”.

“Prejini portokallet se janë të komunizmit! Hidhni naftë tek rrënjët se janë të Rilindjes! Të ishte bërë druvar ky Saliu do kishim shpëtuar të gjithë, do kishim edhe pemë edhe lule”, – shkruan Joleza Koka në “Facebook”.
joleza

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb