Gjigandi teknologjik “Apple” ka sfiduar “Google” duke publikuar fushatën e madhe gjatë së cilës u ka bërë thirrje përdoruesve që të heqin dorë nga telefonat Android. “Apple” e ka quajtur fushatën “Kalimi nga Androidi” në ueb faqen e vet dhe ka publikuar pesë video në YouTube.  “Apple” në fushatën e re premton se “jeta është më e lehtë me iPhone”.

“Për dallim nga shumë telefona tjerë, të dhënat e rëndësishme në iPhone-n tuaj janë nën enkriptim dhe të mbrojtura me shifrën tuaj”, pohon kompania “Apple”. Kompania ofron edhe 250 dollarë për ata përdorues, të cilët telefonat e vet të vjetër Android i zëvendësojnë me iPhone, por nëse e ndërroni Samsung Galaxy S6 përdoruesit fitojnë vetëm 150 dollarë. Më shumë se 81% e telefonave në botë përdorin softuerin “Google” në krahasim me 19 % që përdorin atë të “Apple”.

Samsung ishte prodhuesi më i popullarizuar gjatë vitit të kaluar dhe kishte madje 20% të të gjithë telefonave të shitur në vitin 2016, kurse Apple kishte vetëm 14% të tregut.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: