NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
500 gr miks fruda deti
2 kokrra limone
5-6 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
3-4 thelpinj hudhër
1 degë selino, 1 karrotë
Majdanoz, gjethe dafine
Pergatitja
Vendosim një tenxhere me ujë, shtojmë në të 1 degë selino, 1 karrotë, 1 gjethe dafine dhe i lemë perimet të ziejnë. Më pas largojmë perimet dhe vendosim në tenxhere oktapodin duke e vendosur fillimisht nga majat e tentakulave, e vendosim gradualisht jo menjëherë dhe e lemë të ziejë për 20-25 minuta. Pas 15 minutash nga zierja e oktapodit shtojmë kallamarët. Ndërkohë në një enë tjetër ziejmë karkalecat vetëm për 2-3 minuta.
I lemë frutat e detit të ftohen dhe më pas presim oktapodin në copa dhe kallamarët në feta.
Në një mikser vendosim hudhrat, lëngun e limonit, vajin e ullirit, kripë dhe piper të zi. I miksojmë derisa të formohet një salcë të cilën e shtojmë në tasin me fruta deti, i mbulojmë dhe i lemë të marinohen 2 orë minimumi. E shërbejmë më pas sallatën me bukë të thekur duke e spërkatur me majdanoz të freskët.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)