TIRANE– Pasi e uroi për fitoren dhe zgjedhjen si president i Francës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesesh falënderimi nga homologu francez Emmanuel Macron. Në mesazhin e tij presidenti francez shprehet se Shqipëria ka bërë përparime, sidomos në fushën e reformës së drejtësisë.
Mesazhi i falënderimit:
“Zoti President,
Dëshiroj t’ju falënderoj për dashamirësinë e madhe që treguat duke më dërguar urimet tuaja me rastin e zgjedhjes sime si President i Francës.
Duke më zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës, francezët zgjodhën Evropën, një Evropë më të fortë dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Më lejoni të vlerësoj punën e kryer gjatë mandatit tuaj në dobi të afrimit të Shqipërisë me Evropën. Vendi juaj ka bërë përparime të rëndësishme, veçanërisht në fushën e reformës së drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Unë kam besim në mundësitë e Shqipërisë për të vazhduar më tej reformat.
Duke ju përsëritur falënderimet e mia për urimet e përzemërta, ju lutem të besoni Zoti President në shprehjen e konsideratës sime shumë të lartë.”
(d.d/BalkanWeb)