Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dënuar ish-sulmuesin dhe trajnerin e Kombëtares, Altin Rraklli pas hetimit për akuzat e mashtrimit me 150 mijë euro ndaj një të njohuri.

Vendimi i dhënë javën e kaluar, është zbardhur sot. Prokuroria kërkoi 7 vjet burg për ish-futbollistin, ndërsa Gjykata vendosi 5 vjet, dënim ky që për shkak të gjykimit të shkurtuar, i është ulur në 3 vjet e 4 muaj.

Por ish-sulmuesi nuk do të bëjë asnjë dite burg për shkak se dënimi është pezulluar përfundimisht dhe është konvertuar në 2 vjet Shërbim Prove, shkruan Panorama Sport.

Ky është dënimi i dytë brenda vitit të fundit për Altin Rrakllin, për të cilin ekziston edhe një masë ndëshkimore prej 10 muajsh burg me kusht (të pezulluar) në Austri për përfshirjen e tij në një çështje trukimesh ndeshjesh në kampionatin e këtij vendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: