Identifikimi i sëmundjeve të rënda, përfshi tumoret nuk mund të quhet kurrsesi i plotë pa ekzaminimet imazherike. Asnjë diagnozë e vështirë nuk është e përfunduar nëse mungon skaneri apo rezonanca manjetike. Janë dy ekzaminime të cilat kërkojnë saktësi në lexim.

Spitali Amerikan prej vitesh ofron për pacientët e tij teknologjinë më të avancuar të aparaturave, por edhe mjekët më të mirë imazheristë të cilët luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin e diagnozës finale. Skaneri mbetet një nga ekzaminimet më të rëndësishme e më të shtrenjta, por edhe për këtë tashmë kemi lajme të mira.

Gjatë muajit gusht Spitali Amerikan do të ofrojë CT Skaner 8000 Lekë në çdo degë të Spitalit. Ky diagnostikim është një nga metodat më të mira për studimin dhe kapjen në kohë të sëmundjeve të kokës, kraharorit dhe të barkut sepse imazhet e përftuara janë të detajuara duke diferencuar mirë të gjitha strukturat indore.

Kjo metodë përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme malinje të mushkërive, mëlçisë dhe pankreasit, sepse jo vetëm konfirmon prezencën e tumorit dhe dimensionet e sakta të tij por edhe lokalizimin dhe shtrirjen e tij brenda apo jashtë organit te prekur.

Gjithashtu skaneri përdoret për ekzaminim me vlerë në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve të kolonës vertebrale dhe traumave të anësive të sipërme dhe të poshtme deri tek kockat më të imta, të indeve të buta përreth si muskujt dhe sistemit të qarkullimit.

Është një ekzaminim që luan një rol të madh në diagnostikimin e sëmundjeve vaskulare të cilat mund të shkaktojnë iskemi cerebrale, insuficiencë renale etj. Skaneri i Spitalit Amerikan është ndër skanerat më modernë të teknologjisë bashkëkohore, me 64 detektorë, dhe mund të përftojë imazhe të holla deri në 0.5 mm me një shpejtësi 37 milisekonda.

Ju do të kryeni një ekzaminim më skaner shumë të shpejt i cili mund të skanojë gjithë trupin në pak sekonda. Shpejtësia ka vlerë për të gjithë pacientët por veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe ata në gjendje të rëndë. Besoji cilësisë në Spitalin Amerikan. Përqafo jetën dhe përfito nga oferta e muajit gusht!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb