TIRANE – Ish-ministri i Financave, Arben Ahemtaj prezantoi raportin e tij për procedurat burokratike në institucione.
Ai tha se reforma e derregullimit, e ndërmarrë nga kryeministri Rama tre vite më parë, është t’i japë fund procedurave të vështira për marrjen e një shërbimi nga publiku.
Ahmetaj gjithashtu prezantoi tre aspektet e reformës së derregullimit që janë: “reduktimi i lejeve dhe licensave, ofrimi i shërbimeve publike në një shërbim të vetëm si dhe digjitalizimi”
“Edhe ky është një dokument-draft. Reforma e rregullimit është t’i japë fund procedurave të vështira për marrjen e një shërbimi. Çdo shërbim shteti do t’ja sigurojë qytetarit në një sportel të vetëm, ose të paktën të reduktojë kohën e dhënies së shërbimit.
Ekonomia mbetet sot një ekonomi e mbirregulluar. Janë 141 autorizime të lëshuara 19 institucione qëndrore. Ne rekomandojmë të reduktohet numri dhe afati i përdorimit të tyre. Licensat s’duhet të merren më për 2 ditë, por brenda 1 ore.
Reduktimi i lejeve dhe licensave është aspekti i parë i kësaj reforme derregullimi. Ofrimi i shërbimeve publike në një sportel të vetëm “public service hall” është aspekti i dytë. Aspekti i tretë është digjitalizimi, përdoprimi i një platforme dhe aksesimi nga qytetarët e zakonshëm,” tha Ahmetaj
(e.f/BalkanWeb)