strong>TIRANË- Mjeku i mirënjohur Halim Kosova, i cili më shumë se politikan njihet për profesionin e tij si gjinekolog, është ai që ka fituar zemrat e shumë femrave, të cilat janë bërë nëna.
Fjalëpak dhe i butë, Kosova e ka ruajtur imazhin e tij duke mos i hyrë asnjë konflikti akuzash në politikë edhe pse vitet e tij në të janë të pakta.

Doktor Halim Kosova njihet për qasjet e tij të djathta dhe emri i tij është përfolur edhe më parë si një kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës, megjithatë, angazhimin direkt në PD ai do ta niste në praverën e vitit 2013, kur LSI-ja braktisi qeverinë Berisha duke kaluar majtas. Në atë kohë, Berisha emëroi Halim Kosovën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë zgjedhjeve të fundit u caktua me administrimin e zgjedhjeve në minibashkinë nr.5, e njohur si bastioni i së majtës, duke arritur një rezultat më të mirë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme atje.

Doktor Halimi ka lindur në vitin 1954 në pranë “Myslym Shyrit” në Tiranë. Është i martuar me zonjën Elsa dhe kanë dy fëmijë. I madhi, djali është 27- vjeç kurse vajza 25-vjeç.
Në vitin 1977 përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa deri në vitin 1985 përfundoi një serë trajnimesh në Obsetri-Gjinekologji, përfshirë edhe një specializim në të njëjtën fushë në Universitetin “La Sapienza”, Romë.

Merr gradën Doktor i Shkencave në vitin 1990. Që nga viti 1998 ka qenë lektor në disa universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Nga viti 2001 deri në vitin 2013 ka qenë shefi i Repartit të Obsetrikës në Spitalin “Mbretëresha Geraldinë”.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: