KORCE-Birra “Korça” së shpejti do të jetë dhe në tregun amerikan. E njohur ndryshe si birra e parë shqiptare, Birra “Korça” ka kapërcyer të gjithë pritshmëritë teksa tashmë nuk është vetëm birra më e kërkuar në tregun vendas, por dhe më gjerë. Standardi i prodhimit falë teknologjisë moderne dhe investimeve madhore e kane kthyer atë në birrën e pakonkurrueshme jo vetëm në tregun vendas.

Teksa ka vizituar ambientet e fabrikës së birra “Korça”, Luis Suarez, Kryetari i Dhomës së Tregtisë të qytetit të Medleyt në Florida të Shteteve të Bashkuara, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të grupit Ballkan Fjuzhën kanë konfirmuar lajmin e mirë për të gjithë konsumatorët e birra “Korça”.

“Jam shume i surprizuar nga cilësia e birrës “Korça”. Me ketë rast dua të falënderoj pronarin z.Irfan Hysenbelliu për investimin dhe cilësinë mahnitëse. Nuk kam fjalë për ta përshkruar shijen e birrës “Korça”, jam vërtet i surprizuar. Si kryetar i dhomës së tregtisë së qytetit Medleyt unë do të promovoj birrën “Korça” jo vetëm në qytetin Medley, por dhe më gjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe një herë shumë faleminderit z.Hysenbelliut që më surprizoi me këtë shije të veçantë që ashtu si për mua do të jetë surprizuese dhe për amerikanët e tjerë. Birra “Korçaë është një nder veçoritë që i njoha Shqipërisë gjatë kësaj vizite”, tha Luis Suarez.

Kreu i Dhomës së Tregtisë së qytetit të Medleyt teksa dha garancinë e tij për futjen e birrës “Korça” dhe në tregun amerikan, në mjediset e fabrikës ka zhvilluar dhe një takim me kryebashkiakun e Korçës, ku u informua lidhur me vlerat dhe zhvillimet e këtij qyteti. Kreu i dhomës së tregtisë së MEDLEYT në Florida, konfirmon se së shpejti Birra “Korça” do të jetë edhe në tregun amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: