Nga: ZONJA VJOLLCA
250 gr niseshte
250 gr sheqer
450 ml ujë
80 gr gjalpë
Bajame ose arra
Kanellë

Në një tas ku vendosim ujin shtojmë niseshten të trazuar me ½ e masës së sheqerit. E trazojmë mirë derisa sheqeri dhe niseshtja të shkrijnë. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë dhe vazhdojmë përzierjen. Ndërkohë në një tenxhere vendosim pjesën tjetër të sheqerit me pak ujë, e trazojmë atë derisa sheqeri të shkrijë dhe të marrë një ngjyrë karamel. Më pas shtojmë niseshten e trazuar me sheqer dhe gjalpë dhe vazhdojmë trazimin ngadalë derisa fillimisht masa të trashet e më pas të lidhet. E trazojmë me kurrizin e lugës së drurit duke e pjekur atë derisa hasudeja të bëhet transparente, të lëshojë gjalpin dhe të shkëputet nga luga. E përziejmë në fund me pak kanellë, me bajame ose arra sipas preferencës dhe e vendosim në një tavë, e spërkasim me pak sheqer dhe e vendosim në furrë për 10-15 minuta derisa sheqeri të shkrijë. Por mund të serviret dhe direkt nga tenxherja lugë-lugë si hallvë.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb