Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Azzedine Alaia, një nga dizajnerët më të njohur dhe më të vlerësuar të botës së modës.
Alaia ndërroi jetë në Paris, ku kaloi një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij, si dizanjer për Dior, Guy Laroche apo Thiery Mugler.

Artisti lindi në Tunizi, dhe kur ishte i ri ëndërronte të bëhej skulptor. Ai u rrit në një familje fermerësh e megjithatë, që i vogël kishte një interes të madh për modën, që e shtyu të bëhej një fans i madh i “Vogue”.

Sot, revista e njohur i ka kushtuar një shkrim, pas vdekjes që tronditi mbarë botën e modës dhe jo vetëm. Edhe shumë yje kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e stilistit, ku kanë postuar foto me Azzedine.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb