TIRANE- Një i ri është gjetur i pajetë në një ndërtesë të braktisur në kryeqytet.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 32-vjeçari me inicialet A.T., është gjetur në rrugën “Llambi Bonata, ndërsa dyshohet se ka vdekur nga mbidoza e heroinës.

Njoftimi i policisë:
Më datë 19.11.2017, në rrugën “Llambi Bonata”, në një ndërtesë të braktisur është gjetur i vdekur shtetasi A.T, 32 vjeç, banues në Kombinat Tiranë, përdorues i lëndës narkotike të llojit heroinë prej shume vitesh.
Grupi hetimor pranë kufomës gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta. Nga veprimet rezultoi se vdekja dyshohet se është shkaktuar nga overdoza. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb