SHBA – Alessandra Ambrosio është larguar përfundimisht nga Victoria’s Secret. Ashtu siç ishte paralajmëruar supermodelja sfiloi për herë të fundit në Shanghai dy ditë më parë dhe sot përmes një fotoje të publikuar në Instagram ka shkruar edhe disa fjalë të ndjera për këtë largim.

ALESANDARA

Por që gjithsesi, Alessandra Ambrosio e ka marrë vendimin për t’u larguar për t’iu përkushtuar më shumë dy fëmijëve të saj. Nëpërmjet një statusi në Instagram modelja ka falenderuar të gjithë Victoria’s Secret”.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa mirënjohëse jam që kam punuar për këtë markë të njohur që më ka frymëzuar mua dhe shumë gra në të gjithë botën. Edhe në ëndrrën time më të çmendur nuk kam imgjinuar kurrë se do të bëja 17 shfaqe të Victoria Secret.

Faleminderit familja e madhe Victoria Secret për kujtimet e paharrueshme. Mbrëmja e kaluar ishte shumë emocionuese për t’i thënë lamtumirë motrave të mia, por ne realizuam një shfaqe të bukur. Nuk do të mund ta bëja dot këtë gjë pa dashurinë, dhe mbështetjen e fansave të mi. Më bën mua të ndihem krenare që kam qenë pjesë e Victoria’s Secret. Do ju dua gjithmonë”,- shkruan modelja në Instagram.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb