DURRËS- Një i ri ka humbur jetën në një aksident fatal në Durrës. Mësohet se rreth orës 12:50 në lagjen 14 në Shkozet, 28-vjeçari me iniciale O.F. ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Sipas të dhënave zyrtare, 28-vjeçari ka qenë duke montuar ashensorin në një pallat në ndërtim e sipër dhe ka rënë nga lartësia.
Me gjithë ndihmën e dhënë, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(m.k/BalkanWeb)