ITALI- Dënohet sërish serial killeri i prostitutave, italiani Maurizio Minghella, 59 vjeç. Gjykata e Torinos dënoi me 30 vite burg Minghellën për vrasjen e një vajze të re shqiptare, Floreta Islami, e cila u gjet e pajetë në një fushë afër Rivolit në vitin 1998. Minghella tashmë është duke vuajtur dënim të përjetshëm me 131 vite heqje lirie, pasi akuzohet për 7 krime, ku mes viktimave kishte dhe shqiptare.

“Ansa” shkruan se çështja e vdekjes së shqiptares u rihap sërish në vitin 2016. Si provë deçizive ishte ADN-ja që u gjet në shallin që ishte përdorur për të mbytur Floreta Islamin, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Po ashtu, mediat italiane raportojnë se prokurori Roberto Sparagna është duke hetuar edhe për 5 vrasje të tjera të ngjashme.

VRASJA E SHQIPTARES
Floreta Islami, e cila ishte 29 vjeç, kur është mbytur me një shall në Rivoli në Torino. Ngjarja, e cila ndodhur 18 vjet më parë në 14 shkurt të vitit 1998, tronditi opinionin publik asokohe.
Sipas asaj që shkruan shtypi italian, zbulimi erdhi pasi në pambukun e shallit, u gjet mbetje biologjike e vrasësit dhe kjo u mësua pas analizave mjeko-ligjore që çuan në identifikimin e profilit gjenetik që rezultoi se ishte Minghella. Nga kontrollet e vazhdueshme të policisë, ka rezultuar se në atë periudhë, serial-killeri frekuentonte zonën e Rivolit, ku vajza shqiptare u gjet e vdekur, pranë rrugës “Susa”, ku ndalonte të vëzhgonte prostitutat e pranishme.

UNA FOTO DEL 1979 DI MAURIZIO MINGHELLA SOSPETTATO A TORINO DI ESSERE IL SERIAL KILLER DI PROSTITUTE.
UNA FOTO DEL 1979 DI MAURIZIO MINGHELLA SOSPETTATO A TORINO DI ESSERE IL SERIAL KILLER DI PROSTITUTE.

VRASËSI SERIAL
Krimet e vrasësit serial kanë ndodhur mes viteve 1978 dhe 1998 në Torino të Italisë. Në mesin e viktimave, janë edhe vajza shqiptare të cilat ishin prostituta në Itali. Bëhet fjalë për Nadia Shehun, 24 vjeçe, Heriona Sulejmani, 16 vjeçe, Elisa Jaku 22 vjeçe si dhe Floreta Islami. Gjatë hetimeve janë gjetur prova të një serie krimesh të kryera nga Maurizio Minghella. Ky i fundit përdorte litarë, rripa, çorape të holla, shalle për të mbytur viktimat. Analizat shkencore kanë identifikuar ADN-në e gjetur në këto prova materiale që i përket pikërisht Maurizio Minghella.

serial killeri

Gjatë hetimeve janë gjetur prova të një serie krimesh të kryera nga Maurizio Minghella. Italiani thuhet se përdorte litarë, rripa, çorape të holla, shalle për të mbytur viktimat. Kujtojmë se në vitin 1978 Minghella u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 grave në Genoa, por pas 18 vitesh ai u lirua. Pasi u zhvendos në Torino Minghella nisi sërish krimet e tij mizore. Gratë e tjera të vrarë nga ai janë Ebe Romano 35 vjeç, Fatima ‘H Dido, Tina Motoc, Cosima Guido.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb