Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) vijojnë të kërcënojnë shtete të ndryshe në botë. Pas kërcënimeve për sulme që i bënë pak ditë më parë Romës dhe Londrës, tashmë ISIS ka kërcënuar kryeqytetin e Francës, Parisin.
Shteti Islamik ka shpërndarë një foto ku shkruan se do të kthejë Vitin e Ri në një ferr të vërtetë. “”New Year’s Day” into “hell”, shkruhet në posterin i cili qarkullon tashmë në rrjetet sociale.
Kujtojmë se pak ditë më parë u shpërnda një kërcënim në shqip ku ISIS shkruante:
“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim. E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”.
(BalkanWeb)