SHKODËR- Me sa duket kjo shprehje e famshme popullore është e vërtetë e sidomos në rastin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Pas mbledhjes së djeshme të qeverisë në Shkodër, Ministri Bushati ka kaluar një mbrëmje festive në shoqërinë e miqve. Ai është regjistruar teksa këndon një këngë të njohur shkodrane, “Pranvera filloi me ardh’”.

E me sa duket jo vetëm në politikë, por Bushati ia thotë mirë edhe për të kënduar, sidomos këngët e origjinës së tij, Shkodrës. “BalkanWeb” ju sjell videon nga momentet festive të ministrit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb