Raporti vjetor i Google për kërkimin online është një prej treguesve kryesore të shoqërive tona të informacionit ditëve të sotme.
Google ofron një panoramë të përgjithshme të atyre gjërave dhe fenomeneve që kanë kapur më së shumti vëmendjen tonë gjatë një viti.
Gjigandi i internet publikoi termat dhe pyetjet më të kërkuara kur pyetja e tretë më e kërkuar në motorin e kërkimit është “Si të blej Bitcoin?”
Vlera e monedhës kriptografike më popullore në botë është rritur në mënyrë galopante nga 1,000 dollar në fillim të vitit në mbi 17,000 dollar ditët e fundit.
Në rang global termi më i kërkuar ishte “Uragani Irma,” ndjekur nga “iPhone 8” dhe “iPhone X”, njofton PCW.
Bitcoin ishte termi i dytë më i kërkuar në kategorinë e lajmeve ndërsa në kategorinë e produkteve të teknologjisë dy vendet e para zihen nga telefonët e Apple, iPhone 8 dhe iPhone X.
Rivali i përjetshëm i Apple, Samsung, kishte të listuar në vendin e katërt vetëm Galaxy S8-ën. Në pesëshen e parë bënin pjesë edhe Nintendo Switch dhe Xbox X.
Rikthimi i telefonit legjendar të Apple, Nokia 3310, nuk kishte sesi të shkonte pa lënë gjurmë. Telefoni është produkti teknologjik i gjashtë më i kërkuar. Nokia 6 është një tjetër telefon mjaft i kërkuar.
Ja lista e termave më të kërkuar:
Hurricane Irma
iPhone 8
iPhone X
Matt Lauer
Meghan Markle
13 Reasons Why
Tom Petty
Fidget Spinner
Chester Bennington
India National Cricket Team
Ja lista e produkteve teknologjike më të kërkuara:
iPhone 8
iPhone X
Nintendo Switch
Samsung Galaxy S8
Xbox One X
Nokia 3310
Razer Phone
Oppo F5
OnePlus 5
Nokia 6
(BalkanWeb)