ELBASAN-Paraditen e të premtes Ambasadori Amerikan Donald Lu, si dhe Ministrat Lindita Nikolla dhe Blendi Cuçi morën pjesë në një aktivitet organizuar nga nxënësit e tre gjimnazeve në Elbasan ku në fokus të këtij aktiviteti ishte kundër korrupsionit me temë “ korrupsioni vret të ardhmen tonë”. Ambasada Amerikane ka nisur një projekt me nxënësit e shkollave të mesme i cili synon sensibilizimin për luftën ndaj korrupsionit në të gjitha shfaqjet e tij. Pasi kanë parë nga nxënësit disa improvizime të korrupsionit në disa institucione të rëndësishme shtetërore, si arsim, shëndetësi, drejtësi etj, Ambasadori Amerikan Donald Lu mori si shembull Kirgistanin për punën e bërë për të luftuar korrupsionin.


“ Më bëri shumë përshtypje ajo që pashë sot, nxënësit kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për këto projekte, dhe mesazhi është i qartë dhe i fortë. Korrupsioni na mundon të gjithëve dhe ai duhet të marrë fund. Një nga mjetet më të fuqishme për të luftuar korrupsionin është një shoqëri civile aktive, nxënësit, OJQ-të, mediat dhe qytetarët e zakonshëm duhet të kërkojnë ti jepet fund korrupsionit. Shqiptarët të guximshëm tani janë duke thënë mjaft më, kjo kulturë e korrupsionit duhet të marrë fund sot, dhe kjo fillon nga unë. Për këtë arsye jemi në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si edhe zyrën e kordinatorit kundër korrupisonit për të shtrirë më tepër projektin qytetar. Ky është një program i konceptuar për edukimin e brezave të rinj me mënyrën se si funksionon demokracia”, tha Ambasadori.

Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla në emër të të gjithë mësuesve dhe nxënësve u zotua në kodin e nderit të qytetarëve të Shqipërisë se e refuzojmë korrupsionin. Ministria në Elbasan denoncoi korrupsionin në shkollën e mesme “ Kostandin Kristoforidhi” “ Në këtë shkollë ka korrupsion në çdo klasë, ku fëmijët e mësuesve janë të favorizuar”, tha Nikolla ku edhe ka lexuar një denoncim nga një nxënës për një mësuese kime të kësaj shkolle. Nikolla ju drejtuar nxënësve duke thënë se “ ju e keni filluar luftën dhe betejën ndaj korrupsionit, ndaj dhe kam ardhur në shkollën Kostandin Kristoforidji për të parë nga afër rezultatet dhe të nisnim më pas në tërë qytetin e Elbasanit një anketim rastet që nuk ishin të pakta, që mësues në kundërshtim me kodin e etikës zhvillonin mësimin edhe në klasat ku ishin nxënësit e tyre. Jam e vetëdijshme që lufta dhe beteja sapo ka nisur por jam e angazhuar për ta fituar këtë betejë. Shqipëria jonë nuk është shqipëria e maskarenjve por është koha e juaj, koha e ëndrrave tuaja, koha e shqipërisë euroipiane.

Ndryshimi fillon nga unë, nga secili prej nesh, ndaj ti japim fuqi ndryshimit për ti thënë stop korrupsionit”, tha Nikolla. Ajo i ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve që të denoncojnë korrupsionin në arsim, duke i premtuar se do të kenë mbështetjen e vetë Ministrisë që ajo drejton. Edhe Ministri Blendi Çuçi Ministri i Çështjeve vendore dhe kordinator për korrupsionin në fjalën e tij ka pohuar se “ korrupsioni nuk luftohet vetëm nga qeveria, por nga e gjithë Shqipëria. Strategjia jonë për luftën ndaj korrupsionit është edukimi. Jam entuziast që brezi i ri po e konsideron korrupsionin çështjen themelore për tu luftuar”, tha Çuçi.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: