MILANO- Konsullata shqiptare në Milano është transformuar rrënjësisht. Këtë ndryshim e ka përcjellë përmes fotove kryeministri, i cili vizitoi dje ambientet e reja dhe të transformuara rrënjësisht të Konsullatës shqiptare në Milano.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama përcjell foto nga ambientet e konsullatës, ndërsa thekson se tashmë është çelur një kapitull i ri i shërbimeve konsullore për qytetarët që sot shërbehen brenda 10 minutave në kushte dinjitoze.
“Dje në ambjentet e reja dhe të transformuara rrënjësisht të Konsullatës shqiptare në Milano, ku për herë të parë pas çerekshekulli ka marrë fund historia e pritjes pas dyerve me ditë të tëra në radhë të gjata dhe është çelur një kapitull i ri i shërbimeve konsullore për qytetarët që sot shërbehen brenda 10 minutave në kushte dinjitoze”, shkruan kryeministri Rama.
(BalkanWeb)