ITALI- Ishte nata e 15 dhjetorit, kur 16-vjeçarja Brikena Mehmeti kishte rënë nga kati i dytë i një banese në Loria për shkak të një forme të rëndë dhe të rrallë të somnambulizmit që e kishte bërë të ngatërronte dritaren e banjës së shtëpisë me një derë për të kapërcyer.

Vajza u shtrua me urgjencë në spitalin e Castelfranco Veneto dhe më pas për shkak të plagëve të rënda në kafkë dhe në shpinë ishte transportuar në një spital në Treviso.

Siç raporton “La Tribuna di Treviso”, vajza e re dukej se ishte përmirësuar disi në repartin e kujdesit intensiv, por në orët e fundit, një përkeqësim i ri dhe i papritur i kushteve të saj shëndetësore ka marrë jetën e saj të re.

Ishin shumë të rënda plagët e marra gjatë rënies nga kati i dytë nga një lartësi prej më shumë se katër metrash.

Një tragjedi që ka tronditur familjen dhe shokët e shkollës së vajzës, që banonte në zonën e Ramon dhe e regjistruar në institutin “Martini” të Castelfranco Veneto. Trupi i 16-vjeçares do të varroset në Prishtinë, qyteti i origjinës së vajzës së re që la këtë botë një ditë para Krishtlindjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: