TIRANE-Ka mbërritur në qytetin e lindjes, trupi i pajetë i Florenc Beqirit, 23-vjeçarit që ndërroi jetë në spitalin e Marsejës me datë 22 dhjetor. Pas mbërritjes me avion në aeroportin e Rinasit, trupi i tij është shoqëruar drejt qytetin të Shkodrës.

Babai i tij, familjarë, miq, të afërm e qytetarë e kanë pritur mes lotëve e dhimbjes trupin e Florencit në aeroport për ta shoqëruar me pas drejt Shkodrës, qytetit ku lindi e ku do të prehet.  Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në Shkodër dhe pritet të ketë një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve.

Duke u nisur nga rrethanat misterioze ku humbi jetën e polemikat e shumta që shkaktoi pas pretendimeve të familjarëve se Florenci nuk ka tentuar vetëvrasjen, por dikush ka dashur ta mbysë brenda kampit ku qëndronte, trupi i të riut i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore në Francë.

Zbardhja e ekspertizës do t’i jepte fund edhe rrethanave të dyshimta të dhe të bëhet publike nga spitali francez, ku Florenci qëndroi në koma për disa ditë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: