E mbani mend shprehjen e famshme: “Një mollë në ditë mban doktorin larg?” Kjo shprehje është shumë e vërtetë, pasi janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje, që në lashtësi është vënë re domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës.

Përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pesha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike. Mollët mund t’i përdorim për shumë gjëra, duke filluar nga maskat e pafundme për lëkurën. Ky frut është një ndihmës i madh për të gjithë fanatikët e estetikës, ndihmon shumë në tretje gjithashtu. Vetitë natyrore të acidit në mollë ndihmojnë për të mbajtur të pastër dhëmbët dhe fryma juaj mban erë të mirë. Kur ju hani mollë, fibra pastron dhëmbët, ndërsa vetitë antivirale të frutave mbajnë bakteret dhe viruset larg.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: