Ditë më parë u raportua se Philipp Coutinho kishte zgjedhur të mbante numrin 14 te Barcelona, bluzë të cilën më parë e kishin veshur emra të njohur si Johan Cruyff dhe Thierry Henry. Por sot, mesfushori 25-vjeçar ka zgjedhur një tjetër numër.
Duke parë largimin e Arda Turan, Coutinho raportohet të ketë vendosur të mbajë numrin 7.
Mesfushori turk qëndronte prej kohësh në stol pasi nuk ishte në asnjë takim zgjedhje e Ernesto Valverde dhe për këtë arsye është vendosur të transferohet te Istambul Bashakshehir në formë huazimi deri më 2020.
Coutinho i cili iu bashkua Barcelonës për shifrën e 162 mln eurove, tani do të mbajë mbi shpinë numrin të cilët në të kaluarën e kanë patur shumë emra të njohur të klubit.
Luis Figo, Javier Saviola, Pedro, David Villa, Henrik Larsson dhe tani Coutinho.
(e.k/BalkanWeb)