TIRANE-Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka rezultuar pozitive në testin e dopingut. Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte, por ende nuk është bërë zyrtar.

Romela Begaj është shpallur kampione bote një muaj më pare në Botërorin që u zhvillua në SHBA.

Në stilin e shkëputjes Romela u rendit e para duke fituar medaljen e arit ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjëndë.

Peshëngritësja shqiptare në provën e parë në stilin e shkëputjes ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testet antidoping, pas asaj të vitit 2014.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: