Nga: ZONJA VJOLLCA
4 kokrra vezë
250 gr sheqer
150 ml vaj
150 ml qumësht
350-400 gr miell
Pluhur pjekës

Mbushja:
4-5 kokrra mollë
100 gr sheqer
1 lç kanellë
4-5 lgj biskota të thërrmuara

Fillimisht qërojmë mollët dhe kalojmë tulin e tyre në rende, më pas i vendosim në një tenxhere ku shtojmë sheqerin dhe kanellën. I trazojmë mirë dhe i lemë mollët të ziejnë për 10 minuta. Shtojmë në fund dhe pak stafidhe dhe e largojmë tenxheren nga zjarri dhe i lemë mollët të ftohen. Në një tas tjetër rrahim vezët me sheqerin derisa të shkrijë, më pas shtojmë vajin dhe qumështin duke e trazuar vazhdimisht. Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe e shtojmë në tas ngadalë derisa të formohet një brumë keku. Shtrojmë në një tavë ½ e brumit dhe e vendosim atë në furrë për 10 minuta. E nxjerrim tavën dhe mbi brumin e pjekur vendosim në të gjithë sipërfaqen mollët me stafidhe trazuar dhe me 5 lugë biskota të thërrmuara. Mbulojmë përsëri sipërfaqen me brumë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Pas këtij minutazhi e lemë ëmbëlsirën të ftohet dhe më pas e pudrosim me sheqer pluhur.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb