Gazmend Hakcani, trajneri dhe njëkohësisht bashkëshorti i peshëngritëses Romela Begaj, ka reaguar pas lajmit se kampionia e botës në stilin e shkëputjes ka rezultuar pozitive në doping.

Hackani ka deklaruar se Begaj është e pastër dhe për këtë arsye ka kërkuar të zhvillohet testit B. Trajneri shkon edhe më tej teksa për mediat deklaron se pas kësaj fshihet Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IËF), e cila po përpiqet të favorizojë htangisten amerikane Ann Martha Rogers, e treta në dygarësh.

“Romela është e pastër dhe analizat e saj janë të pastra. Kjo bëhet qëllimisht nga ndërkombëtarët, ndaj ne kemi vendosur që të hapet edhe testi B”, tha Hakcani për mediat, që do të jetë në Toronto të Kanadasë, kur do të bëhet hapja e analizës së urinës, ku dhe u gjet substanca e ndaluar, stanozolol.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj del pozitive me të njëjtën substancë, pasi e njëjta situatë ka ndodhur edhe 4 vite më parë, pas Botërorit të Kazakistanit (u pezullua 2 vite). Tashmë shtangistja kuqezi rrezikon 4 vite pezullim ose përjashtim nga sporti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb