TIRANË- Kryeprokurorja Arta Marku ka ndërmarrë një tjetër nismë për kontrollin e prokurorëve. Marku ka ngritur Drejtorinë e Inspektimit, një organizëm që do të bëjë hetimin disiplinor të prokurorëve. Ngritja e kësaj drejtoria është bërë në kuadër të zbatimit të ligjit për statusin e prokurorit.
Që prej zgjedhjes së saj në 18 dhjetor, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka qenë shumë aktive për sa i përket kontrollit dhe lëvizjeve të prkurorëve.
Me ndryshimet e reja ligjore, kryeprokurores i jepet e drejta për procedime disiplinore të prokurorëve, për shkelje në punën e tyre.
Inspektimi do të nisë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më gjerë.
(m.k/BalkanWeb)