TIRANE- Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Një i ri ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një vajze, e më pas ndaj vetes. Gazetarja Doriana Bezat raporton për “Balkanweb” se dy të rinjtë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, por vajza nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Foto nga vendi i ngjarjes
Ngjarja ka ndodhur përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Arma e krimit
Dyshohet se 24-vjeçari Aldosen Belulaj, i ka kërkuar të lidheshin bashkë 21-vjeçares Arjela Murati, por ajo e ka refuzuar. Për këtë shkak ai e ka qëlluar atë me 5 plumba pistolete, e më pas veten me një plumb në kokë.
Foto nga vendi i ngjarjes
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia e mbërritur në vengjngjarje ka nisur hetimet. Sakaq në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit, një pistoletë, dhe 6 gëzhoja.
(BalkanWeb)