Reperi i njohur Stresi është shumë i kërkuar dhe i ndjekur edhe në rrjete sociale ku këngëtari poston shpesh herë foto për fansat e tij.
Këtë herë reperi ka publikuar një foto të modifikuar, ku nëpërmjet një gjetheje hashashi proteston kundër qeverisë e cila sipas Stresit e ka mbushur vendin me hashash.
“Ti Shqipëri, çka më jep?”, ka shkruar ai bashkangjitur fotografisë, e cila ka edhe pjesë të simbolit të flamurit tonë, është komentuar gjerësisht nga fansat te cilët janë ndarë mes tyre, disa e mbështesin ndërsa ka të tjerë që e kritikojnë këtë postim.
(da.xha/BalkanWeb)