GREQI – Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur Aharnon në qendër të kryeqytetit, Athinës.
Sipas raportimeve të mediave greke, makina me vrasësit u largua në drejtim të panjohur.
Aktualisht shqiptari është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin “Agia Olga”. “Naftomperiki” bën me dije se dy personat iu afruan me automjetin e tyre shqiptarit dhe e qëlluan atë në gjoks.
Policia fqinje po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe kapjen e autorëve.
(e.f/BalkanWeb)